Të ikë Rama. Dakord. Por kush të vijë?!

      Pa asnjë dyshim që Rama e ka mbyllur ciklin. Ai duhet të largohet. Me të mirë apo me të keq. Arsyet se pse ai duhet të largohet janë kryesisht katër. E para : I paaftë. E dyta : I paditur. E treta : I papërgjegjshëm. Dhe e fundit: edhe si shitës i trojeve kombëtare dhe pasurive publike.…

Është në të mirën e socialistëve që Rama të largohet

        Diçka shihet qartë : asnjëherë si deri më sot Partia Socialiste nuk ka qënë nën një presion të tillë. Sigurisht që ajo ishte në « grykën e pushkës » së PD-së, sidomos gjatë viteve 1992 – 1996. Jo vetëm që socialistët i hoqën atëhere të gjithë nga puna, por qënia në këtë parti konsiderohej pothuajse si krim.…

« Po ai që e vodhi lopën nuk ka faj fare » ?!

      Shqiptarët e moshuar, ata që e kanë pasur jetuar sado pak kohën e diktaturës, e mbajnë mend mirë skeçin me Luftar Pajon. Atij dikush i kishte vjedhur lopën (edhe në socializëm vidhej. Se disa duket se nuk jetojnë dot pa pislliqe !).       Dhe njerëzit që ai takonte në rrugë ose që i vinin në…

Protestuesit duhet të shpalosin një program dhe qeveri alternative

        Boll më me danga dunga në bulevard. “Nesër më shumë”, “poshtë komunizmi” etj etj. Ka ardhur dhe po kalon koha e një kapërcimi cilësor ndër drejtuesit e protestës. Për një frymë dhe strategji të re. Që të ngjallë shpresë dhe otimizëm te mbarë populli shqiptar. Ndryshe protesta do shuhet dhe do fiket dalëngadalë.         …

Gjermania po mban frymën pezull përpara dy zgjedhjeve të reja rajonale

          Shkrimi i mëposhtëm është marrë nga shtypi i huaj, që po ndjek me një interes të paparë zgjedhjet rajonale në Gjermani. Po ua sjellim të plotë.        « Gati katër milionë votues gjermanë po marrin pjesë sot në votimet që po organizohen në Berlin dhe në shtetin rural bregdetar të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore (verilindje). Partia e…

Urrejtja ndaj UCK-së është e vjetër edhe mes shqiptarëve

        Gjykata e Hagës i dënoi 4 komandantët e UÇK-së njëlloj sikur ata të ishin gjeneralët nazistë të Nurembergut. Megjithëse Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi me bashkëluftëtarët e tjerë  nuk e kishin sulmuar ndonjëherë Serbinë.  Ata thjesht luftuan për të çliruar popullin e tyre nga pushtimi 100 vjeçar serb.         Pushtim i shoqëruar edhe me…

Urgjentisht Vjosa Osmani si presidente

Në shkrimin e mëposhtëm,  botuar para pak minutash,  « Ky vendimi rrezikon deri edhe sovranitetin e Kosovës » jam shprehur se gjasat që 4 komandantët legjendarë të UÇK-së të lirohen në appel janë pothuajse zero. Dhe që është shumë e vështirë t’i gjesh një rrugëdalje kësaj çështjeje ! Megjithatë sa të rrish duarkryq diçka duhet të bësh. Dhe…

Një vendim që vë në rrezik sovranitetin e Kosovës

Pavarësisht optimizmit të paarsyeshëm  të opinionit publik mbarëshqiptar rreth vendimit të pritshëm  të gjykatës së Eulexit, këto ditët e fundit pati disa shenja të dukshme se 4 udhëheqësit e UCK-së do të dënoheshin nga kjo gjykatë ndërkombëtare që vepron në emër të popullit të Kosovës. Mjafton për këtë të ndiqnje reagimet e disa kancelarive perëndimore.…

Kur ia hap varrin vetes

Deri para pak kohësh Edi Rama i kishte punët shumë mirë. Brenda vendit kishte autoritet dhe i dëgjohej fjala me respekt. Jashtë vendit e prisnin si i barabarti mes të barabartëve. Askund nuk i shiheshin kundërshtarë. Berisha vazhdonte të cilësohej si « non grata ». Zgjedhjet i fitonte me lehtësi. Por papritur gjithçka u prish dhe vajti…

Diç shkoi ters. Ju lutemi, rifreskoni faqen dhe/ose riprovoni.


Abonnez-vous à mon blog

Recevez directement le nouveau contenu dans votre boîte de réception.